Drita po vazhdon aventurën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës është duke luajtur me gjigantin danez, Copenhagen, në rrethin e dytë kualifikues.
Drita po bën paraqitje dinjitoze, ku pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0.
Ky është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh se ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.