Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot dënoi ashpër operacionet ushtarake në zgjerim të Izraelit në Rripin e Gazës.
“Situata humanitare në Gaza është e turpshme, është një skandal që duhet të marrë fund menjëherë”, tha Barrot për radion ”France Inter”.
Diplomati i lartë foli pasi Izraeli nisi një operacion tokësor kundër Deir al-Balah, qendra kryesore e përpjekjeve humanitare në territorin bregdetar të rrethuar.
”Nuk ka më asnjë justifikim për operacionet ushtarake të ushtrisë izraelite në Gaza. Ky është një ofensivë që do të përkeqësojë një situatë tashmë katastrofike dhe do të çojë në zhvendosje të mëtejshme të detyruara, të cilën ne e dënojmë në termat më të forta”, theksoi ai.
Barrot gjithashtu bëri thirrje për akses të medias në territor.
“Kërkoj që shtypit të lirë dhe të pavarur t’i jepet akses në Gaza për të treguar dhe raportuar mbi atë që po ndodh atje”, tha ai.
Gazetarëve të huaj u është ndaluar kryesisht hyrja në Gaza që nga fillimi i luftës pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Gazetarët vendas palestinezë mbeten burimi kryesor i informacionit në terren.