Rei Manaj është drejt transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Turqi janë zbuluar detajet e ofertës së Sharjah FC.
Klubi arab ofron 2 milionë euro tashmë, pasi oferta e mëparshme prej 1.5 milionë eurosh u refuzua. Objektivi është për të krijuar një ekip sa më konkurrent dhe Manaj shikohet si profili i duhur për të udhëhequr sulmin.
Kujtojmë se më parë është huazuar Feta Fetai te Sharjah FC. 28-vjeçari rigjeti shkëlqimin te Sivaspor, ndërsa në muajt e fundit pati mosmarrëveshje.
Me vetëm 1 vit të mbetur kontratë, klubi turk nuk po bën më tepër rezistencë për ta mbajtur. Sulmuesi i Kombëtares do të largohej kështu me 34 gola dhe 8 asistime në 63 ndeshje me Sivaspor.