Zbulohet sa do të fitojë shqiptari pas largimit nga Turqia

- Bota Sot

Zbulohet sa do të fitojë shqiptari pas largimit nga Turqia

Rei Manaj me shumë gjasa do e vazhdojë karrierën te Sharjah FC.

Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka arritur akordin për 2 milionë euro me Sivasporin.

Interesante është shuma që do fitojë Manaj si pagë sezonale. Sulmuesi i Kombëtares do të marrë 2.5 milionë euro pagë neto në sezon.

Kjo e bën automatikisht Manajn një nga më të paguarit e Kombëtares. Hysaj dhe Daku po ashtu qëndrojnë në krye të listës me pagat e përfolura që i afrohen 3 milionë eurove.

Manaj kishte edhe vetëm një vit të mbetur kontratë me Sivasporin. Për më tepër që klubi turk ra nga kategoria dhe palët kishin pasur përplasje në fundin e sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot