Një valë e fortë të nxehti ka goditur prej ditësh Italinë jugore, ku temperaturat kanë kaluar edhe 43 gradë Celsius, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima.
Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy vdekje nga arresti kardiak – një burrë 60-vjeçar dhe një 81-vjeçar, të cilët ndodheshin në plazh.
Gjatë katër ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta, kanë humbur jetën edhe një turist austriak 19-vjeçar, dy burra të moshës 66 dhe 71 vjeç, si dhe një grua italiane 60-vjeçare. Mjekët lidhin vdekjet kryesisht me ndikimin fatal të temperaturave ekstreme.
Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit, e quajtur “Deve”, pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të jugut të Italisë temperaturat mund të mbeten ende mbi mesataren sezonale.
Autoritetet po vijojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë apel qytetarëve që të marrin masa mbrojtëse për t’u shmangur rreziqeve të mundshme nga nxehtësia ekstreme.