Dega e partisë GUXO në Prizren parasheh që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të garojë pa ndonjë koalicion parazgjedhor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Megjithëse në nivel qendror është partnere në qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, në Prizren GUXO synon një garë të pavarur.
Deputeti ,Haxhi Avdyli ka konfirmuar mundësinë që të jetë bartës i listës, ku pritet të përfshihen edhe emra të rinj e me ndikim në skenën politike lokale. “Është insistim i kandidatëve... jemi në fazë diskutimesh. Ka mundësi që të dal”, deklaroi ai për Gazetën e Prizrenit.