Chelsea ka marrëveshje me Xavi Simons, Leipzig e do një yll të ri të londinezëve

- Bota Sot

Chelsea ka marrëveshje me Xavi Simons, Leipzig e do një yll të ri të londinezëve

RB Leipzig është informuar për interesimin serioz të Chelseat për të transferuar mesfushorin ofensivë holandez, Xavi Simons. Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë lojtarin këtë verë.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, bisedimet mes palëve kanë avancuar me shpejtësi. Një marrëveshje verbale mes Simons dhe Chelseat është arritur, por ende nuk është përfunduar plotësisht pasi janë edhe disa detaje.

Leipzig ka vendosur një çmim më pak se 70 milionë euro për 22-vjeçarin, që shihet si një nga talentet më premtues në Evropë.

Gjatë sezonit të kaluar, Simons regjistroi 13 gola dhe 9 asistime në 39 paraqitje, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës gjermane.

Ndërkohë, Leipzig po punon paralelisht për të afruar mesfushorin e Chelseat, Carney Chukwuemeka. 21-vjeçari shihet si zëvendësues potencial për Simons.

Bisedimet për transferimin e Chukwuemekes tashmë kanë nisur dhe pritet të intensifikohen të mërkurën, kur janë planifikuar hapa të mëtejshëm mes klubeve.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Chelsea pritet të sigurojë shërbimet e Simonsit, ndërsa Leipzig të forcojë mesfushën me një tjetër lojtar të ri e premtues nga “Blutë” e Londrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot