Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

- Bota Sot

Ron Raqi afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split

Ylli i Prishtinës, Ron Raqi është afër të kompletojë transferimin te klubi i madh kroat, Hajduk Spliti.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Prishtinës edicionin e kaluar, Ron Raqi, pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Pas paraqitjes brilante dhe moshës së re, Raqi ka ngjallur shumë interesim të klube të ndryshme evropiane.

Megjithatë, e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë në Superligën e Kroacisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Ron Raqi është afër transferimit tek gjiganti kroat, Hajduk Split.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar thuhet se e ka pranuar ofertën personale, teksa janë duke përfunduar vetëm detajet mes klubeve.

Për detajet tjera të marrëveshjes, Telegrafi do t’ju informojë më vonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot