Katër ditë më parë, Elbasani shmangu humbjen ndaj Pogradecit në një miqësore e cila përfundoi 2-2.
Një gol në fundin e ndeshjes i realizuar nga Diallo në një goditje dënimi, i dha barazimin verdhebluve.
Megjithatë, Elbasani ka lënë pas këtë miqësore, për të zbritur sërish ditën e sotme në një sfidë tjetër.
Të besuarit e Ivan Gvozdenovis kanë udhëtuar drejt Greqisë për t’u përballur me Athlitiki Enosi Larissa.
Në orën 18:30 ekipet do të zbresin sot në Ptolemaida për t’u përballur në këtë miqësore parasezonale.
Ndërsa sfida e fundit miqësore për Elbasanin do të jetë ndaj Tiranës më datë 3 gusht.