Teuta nuk ka ndërmend të ndalet

- Bota Sot

Teuta nuk ka ndërmend të ndalet

Teuta është bërë e pandalshme gjatë kësaj merkatoje vere.

Shumë futbollistë janë afruar dhe të tjera janë në listën e dëshirave.Bëhet me dije se së fundmi durrsakët kanë kontaktuar Alesandro Ahmetajn, që vetëm pak muaj më parë ndihmoi Flamurtarin të ngjitjej në Superiore.

25-vjeçari është një emër i njohur për suksesin, pasi me Egnatian ka fituar të gjitha trofetë e mundshme: Superioren, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Megjithëse ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Teutës, mesfushori mbetet i tunduar nga një ofertë serioze nga jashtë, duke mbajtur pezull vendimin për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot