Qetësohet Interi, Barcelona heq dorë

- Bota Sot

Qetësohet Interi, Barcelona heq dorë

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabricio Romano, Barcelona nuk ka asnjë plan konkret për të tentuar transferimin e mbrojtësit holandez Denzel Dumfris.

Agjentët e lojtarit e kanë propozuar atë te klubi katalanas, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare, as për lojtarin dhe as për Interin. Në këtë fazë të merkatos, Barcelona është përqendruar kryesisht në rinovimin e kontratës së Kunde, për të parandaluar interesimin e Mançester Sitit.

Mbrojtësi francez ka kontratë deri në vitin 2027 dhe duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, klubi katalanas po punon për t’i përmirësuar kushtet e kontratës. Qasja e Barçës tregon qartë se Dumfris, i cili luan në të njëjtin pozicion si Kunde, nuk është një prioritet për momentin.

Siç dihet, Dumfris ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh që skadon më 31 korrik, por në prag të fundit të afatit, shanset që dikush ta paguajë këtë shumë për t’ia larguar Interit, janë në rënie. Pra, mbrojtësi pritet të qëndrojë në Milano, edhe pse në merkato surprizat janë gjithmonë të mundshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot