Skuadra austriake me mungesa drejt stadiumit ‘Besa’, përballet me Deçiqin në Conference League

- Bota Sot

Skuadra austriake me mungesa drejt stadiumit ‘Besa’, përballet me Deçiqin në Conference League

Skuadra e njohur austriake, Rapidi i Vjenës, nesër (21.00) do të luajë në stadimin “Besa” në Tuz kundër Deçiqit.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi, pretendon rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të. rrethit të dytë të  Conference League. 

”Më 24 korrik, nga ora 21:00 në qytetin e Tuzit, në periferi të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, stadium që ka një kapacitet vetëm pak mbi 1,000 shikuesësh, do të luajmë kundër Deçiqit. 

Vendasit fituan kundër klubit të Maqedonisë së Veriut Sileksit në raundin e fundit.

Përveç stafit të trajnerëve të udhëhequr nga trajneri Peter Stöger, 23 lojtarë, përfshirë tre portierë, do të udhëtojnë”, - shkruan mes të tjera në faqen e Rapidit. 

“Nuk do të jenë dy lojtarë ashtu  siç pritej, Mamadou Sangaré dhe Serge-Philippe Raux-Yao, të cilët janë të pezulluar për dy ndeshjet e para të Kupës Evropiane pas pezullimit të tyre kundër Djurgården në muajin prill.

E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e lënduar që janë në fazën e rehabilitimit Noah Bischof, Tobias Bjørkeeit, Amin-Elias Gröller, Moritz Oswald, Jakob Schöller dhe Nikolaus Wurmbrand “, thuhet më tej në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot