Trupi i pajetë i një turisti të huaj pesëmbëdhjetë vjeç, i cili ishte kërkuar që nga dje, u gjet herët këtë mëngjes në zonën Becca di Viou, në Luginën Aosta në Itali.
Trupi u gjet pak pas orës 6 të mëngjesit gjatë një kërkimi me helikopter. Shpëtuesit e gjetën atë në një lartësi prej rreth 2 mijë metrash, dhe sipas informacioneve fillestare, i riu vdiq nga një rënie, raporton RaiNews, përcjell KosovaPress.
Familja njoftoi shërbimet kompetente për zhdukjen e të riut dje vonë. I riu kishte arritur më parë ti telefononte ata dhe të thoshte se ishte i humbur, gjë që ishte arsyeja për nisjen urgjente të një operacioni shpëtimi.
Në kërkimet e zhvilluara në tokë dhe nga ajri, morën pjesë anëtarë të shërbimit të shpëtimit malor e Valdostanit, policia, shërbimet pyjore dhe zjarrfikësit, të cilët krijuan një bazë operative në qytetin Valpelline.