Leverkuseni hedh sytë te Sterlingu

- Bota Sot

Leverkuseni hedh sytë te Sterlingu

Sulmuesi i krahut i Chelseat, Raheem Sterling, raportohet se po parapëlqehet nga ish-menaxheri i Manchester Unitedit.

Sipas raportimeve, ish-reprezentuesi anglez nuk do të jetë pjesë e planeve të Enzo Marescas pas paraqitjeve dëshpëruese të tij si i huazuar në Arsenal, më 2024-25.

Në 23 paraqitjet e tij, 30-vjeçari pati vetëm katër asiste.

Sipas BBC Sport-it, Sterling ka gjetur një admirues jashtë Premier Ligës dhe ai është Eric Ten Hag, ish-menaxheri i Unitedit, i cili ka marrë drejtimin e Bayer Leverkusenit.

Leverkusen thuhet se po e monitorojnë situatën me ish-lojtarin e Liverpoolit e të Cityt, i cili ka vlerë në treg rreth 20 milionë euro.

Sterlingu mund të vlerësojë këtë mundësi për të tentuar të ringjallë karrierën e tij jashtë vëmendjes së Premier Ligës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot