“Sapo dëgjova se kishte një shans për t’u bashkuar me Junajtid, menjëherë e shfrytëzova mundësinë për të nënshkruar me klubin e ëndrrave të mia. Ekipin të cilit i kam veshur fanellën kur isha fëmijë”.
Bryan Mbeumo, sulmuesi kamerunas i lindur në vitin 1999, nuk mund ta përmbajë emocionin e tij. Ai u largua nga Brentford pas gjashtë vitesh, duke shënuar 70 gola dhe duke dhënë 51 asiste.
Tani i bashkohet Ruben Amorim, i cili po kërkonte një lojtar sulmues të nivelit të lartë në zonën e penalltisë pas dështimit të Hojlund dhe vështirësive të Zirkzi.
Duke folur për kanalet zyrtare të Mancester Junajtid pas nënshkrimit të kontratës së tij 5-vjeçare (deri në vitin 2030), Mbeumo vazhdoi deklaratën e tij: “Mentaliteti im është të përmirësohem gjithmonë krahasuar me… një ditë më parë.
E di që kam shpirtin dhe karakterin për të arritur një nivel tjetër këtu, duke mësuar nga Ruben Amorim dhe duke luajtur përkrah lojtarëve të klasit botëror”. Ndërkohë që mezi pret të ndiejë edhe ngrohtësinë e tifozerisë: “Të gjithë më kanë treguar për atmosferën që po krijohet këtu dhe sa emocionuese janë planet për të ardhmen.
Ky është një klub i madh, me një stadium të pabesueshëm dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Ne të gjithë jemi vërtet të vendosur të luftojmë për trofetë më të mëdhenj”, përfundoi lojtari i sapoardhur te “Djajtë e kuq”.