E ardhmja e Javi Guerra, mesfushorit të talentuar të Valencias, është bërë një nga temat më të diskutuara të merkatos së verës. Futbollisti i lindur në vitin 2003, i konsideruar një talentet e akademisë spanjolle, nuk ka arritur të rinovojë kontratën me klubin e tij, duke nxitur interesin e klubeve të mëdha evropiane.
Sipas mediave spanjolle dhe britanike, Manchester United është klubi që ka shfaqur më shumë vendosmëri për të siguruar shërbimet e tij. “Djajtë e kuq” janë në kërkim të elementëve të rinj për të rinovuar mesfushën dhe shohin te Guerra një investim premtues për të ardhmen.
Por në garë për talentin spanjoll është futur edhe Milani, që prej disa javësh po e ndjek me kujdes. Klubi kuqezi, i angazhuar në një proces rinovimi të skuadrës, sheh te Guerra një profil të përshtatshëm për mesfushën, me cilësi teknike dhe vizion loje që i përshtaten stilit të Serie A.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë, por situata pritet të zhvillohet me shpejtësi në javët në vijim. Mungesa e rinovimit me Valencian e bën Guerra-n një objektiv të arritshëm në aspektin ekonomik, gjë që shton edhe më shumë konkurrencën për të nënshkruar me të.