Kurrë mos thuaj kurrë

- Bota Sot

Kurrë mos thuaj kurrë

Është një sugjerim, një ide e çmendur, por dita-ditës po shtohen shenjat që nxisin fantazinë: Lionel Messi te Como  nuk është më thjesht një ëndërr e pamundur. Ajo që fillimisht u pa si një thashethem veror, po merr gjithnjë e më shumë trajta intriguese.

Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur gruaja e Leo Messit u pa në tribunën e stadiumit “Sinigallia” në Como, ndërsa fëmijët e tyre luanin një ndeshje miqësore me shokë, të veshur me fanellën e ekipit italian. Një skenë e zakonshme për familjen Messi, por jo për një qytet që po ëndërron më shumë se kurrë.

Dhe sot, një tjetër sinjal vjen nga Cesc Fabregas, trajneri aktual i Comos dhe mik i ngushtë i Messit, me të cilin ka ndarë vite të lavdishme te Barcelona.

Në një konferencë për shtyp, Fabregas u shpreh: “Messi te Como? Kurrë mos thuaj kurrë… jemi shumë miq, ai ka qenë për pushime në shtëpinë time, bashkëshortet tona janë shumë të afërta.”

Fjalë të thjeshta, por të mjaftueshme për të ndezur fantazinë e tifozëve, veçanërisht kur mendohet fuqia financiare e klubit.  Në fund të fundit, siç tha vetë Fabregas: “Kurrë mos thuaj kurrë…”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot