Komentatori kroat i tërbon serbët me reagimin e tij

- Bota Sot

Komentatori kroat i tërbon serbët me reagimin e tij

Skuadra modeste nga Gjibraltari, Lincoln, më pak fat do të arrinte rezultat të favorshëm ndaj klubit famëkeq serb, Cërvena Zvezda e Beogradit.

Skuadra nga Gjibraltari ka pësuar humbje me rezultat 1:0 në kuadër të kualifikueseve për Champions League. 

"Komentatori kroat që transmetoi ndeshjen nuk mundi ta mbante të qeshurën kur u tërhoq vija VAR.

Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi në minutën e 30-të, kur sulmuesi brazilian Bruno Duarte. Lojtarët e Zvezdës festonin, por gjyqtari sinjalizoi se situata do të kontrollohej në dhomën e VAR për një pozicion jashtë loje të mundshme.

Pasuan minuta pasigurie, ndërsa pritej vendimi përfundimtar i teknologjisë, i cili supozohej të hiqte të gjitha dyshimet në lidhje me ligjshmërinë e golit.

Megjithatë, në vend që të sqaronte situatën, kontrolli i VAR u bë tema kryesore në të gjithë rajonin dhe objekt talljeje.

Kur grafika me vijat e pozicionit jashtë loje u shfaq në ekran, ishte më se e qartë se diçka nuk shkonte.

Vija ishte dukshëm e pjerrët dhe e vendosur në mënyrë të pasaktë, por pavarësisht kësaj, goli u pranua. Në atë moment, komentatori kroat në kanalin ‘Sportklub’ nuk mundi ta mbante të qeshurat", ka shkruar media kroate "24sata".

Ai tha: "Kjo vijë nuk u vizatua mirë. Kjo vijë nuk u vizatua aspak mirë".

Gjë që shkaktoi një stuhi reagimesh nga serbët për talljen e komentatorit kroat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot