Chelsea interesohet për talentin e Ajaxit

- Bota Sot

Chelsea interesohet për talentin e Ajaxit

Chelsea nuk po dëshiron të ndalet me përforcime këtë afat kalimtar.

Kampionët e Botës, tashmë kanë hedhur sytë te talenti holandez, Jorrel Hato nga Ajaxi.

Këtë e konfirmoi edhe agjenti i holandezit, i cili thotë se kanë nisur kontaktet mes të dyja palëve.

“Po, është e vërtetë që Chelsea ka kontaktuar Ajaxin”. “E vetmja gjë që mund të them është se Jorrel është tani në bisedime me Chelsean”, tha për Telegraaf.

Hato, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë të Ajaxit, ku numëron 50 paraqitje dhe shënoi 3 gola dhe 6 asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot