Komisari teknik i Italisë polemik pas eliminimit

- Bota Sot

Komisari teknik i Italisë polemik pas eliminimit

Gjysmëfinalja e parë e Euro 2025 u mbylll mes polemikave për shkak të penalltisë së akorduar në favor të përfaqësueses së Anglisë.

Në fund të takimit, ku Anglia siguroi kualifikimin dramatik për në finalen e tretë radhazi të kompeticionit, komisari teknik i Italisë pasi përgëzoi rivalët kishte disa fjalë për kryesoren e ndeshjes.

“Vajzat e mia kanë luajtur një ndeshje perfekte. Ishim vetëm pak minuta larg finales.

Do të ishte një ëndërr, por tani duhet të bëjmë llogaritë me realitetin, i cili është i hidhur për ne. U penalizuam nga vendimi i kryesores së garës, por dua të them se nuk jam i bindur që do të akordonte edhe për ne një penallti të tillë”, tha Sonccin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot