Pasi mediumet franceze e kishin quajtur yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën “vështirë të menaxhueshëm”, gazetarja e mirënjohur Qeqa Krelani kishte reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo kishte thënë se pse prindërit e futbollistëve nuk po reagojnë ndaj gazetarëve francezë, njëjtë sikur ndaj atyre nga Kosova.
“Shumë po me intereson mi dite a thu, këtyre dy gazetarëve francez, a iu kanë gjujt me ofendime sikur mu, krejt familjaret e Zhegrovës te cilet e paskan kritiku talentin me te madh të Kosovës, por ma pa seriozin që kemi??!!”, thotë një pjesë nga postimi i Qeqës.
Ky reagim i saj vinte pasi më herët nëna e Edon Zhegrovës i kishte reaguar ashpër.
Në këtë postim të Qeqës, ka reaguar përsëri ashpër nëna e futbollistit në fjalë, duke e quajtur “zhele”.