Tifozët polakë provokojnë Sanxhakun dhe Kosovën! Novi Pazari në këmbë

- Bota Sot

Tifozët polakë provokojnë Sanxhakun dhe Kosovën! Novi Pazari në këmbë

Novi Pazari, klub nga Sanxhaku, do të luajë për herë të parë në histori në garat evropiane!

Skuadra e Novi Pazarit do të përballet me klubin polak, Jagiellonia nga Białystok, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Conferene League. 

“Në rrjetet sociale u tronditen nga një postim nga një grup tifozësh të klubit polak, në të cilin ata bënë një sërë komentesh provokuese dhe të ngarkuara politikisht në lidhje me qytetin nikpritës.

Në një mesazh të publikuar para mbërritjes së tyre në Serbi, tifozët e përshkruan Novi Pazarin si “një nga vendet më të diskutueshme në Ballkan, i cili është një enklavë myslimane e dominuar nga popullsia boshnjake”, duke shtuar se qyteti ndodhet “jo shumë larg Kosovës së “vjedhur”” dhe se, siç deklaruan ata, është “i populluar nga njerëz që simpatizojnë Bosnjën, Turqinë dhe Shqipërinë”.

Fjalia në të cilën ata deklarojnë se Novi Pazari është “një vend për të cilin edhe serbët turpërohen” është veçanërisht shqetësuese”, shkruan mediumi “Danas Sanxhaku”.

“Përveç kësaj, tifozët polakë lëshuan një paralajmërim për mbështetësit e tyre para se të mbërrinin në Serbi, duke deklaruar: “Të gjithë janë informuar se ku po mblidhemi dhe si po sillemi. Kushdo që nuk e kupton këtë duhet të mendohet dy herë, në mënyrë që të mos ketë lot më vonë. Ky nuk është një udhëtim për individë, turistë apo ëndërrimtarë”.

Reagimet ndaj mesazheve të tilla nuk munguan, dhe një pjesë e publikut vendas e vlerësoi këtë njoftim si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm, veçanërisht në kontekstin e tensioneve rajonale dhe dallimeve kulturore dhe politike.

Ndeshja midis Novi Pazar dhe Jagiellonia do të luhet nesër në orën 19.00 të mbrëmjes në Stadiumin e Qytetit, i cili do të jetë i mbushur plot. Pritet të janë më shumë se 7,000 tifozë, dhe shërbimet e sigurisë po punojnë shumë për tu përgatitur për ndeshjen me rrezik të lartë.

Vlen të kujtojmë se tifozët e Jagiellonia kanë tërhequr vëmendjen edhe më parë - në shkurt të këtij viti, gjatë një ndeshjeje kundër TSC në Baçka Topolla, ata mbajtën lart pankarta me shkrimin "Kosova është Serbi" dhe "Cërvena Zvezdë  faleminderit", gjë që shkaktoi reagime të nxehta”, shkruan më tej nga mediumi i Sanxhakutt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot