Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi, do të luajë ndaj Rapidit të Vjenës, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikimeve të Conference League.
Një spektakël i ri në stadiumin "Besa Arena" - Deçiqi do të presë gjigantët austriakë, Rapidin e Vjenës.
Ndeshja luhet nesër në orën 21.00.
Trajneri i skuadrës shqiptare, Nebojsha Jandriq, tani ka një pamje më të qartë të ekipit para sfidës me Rapidin.
“ Luajtëm dy ndeshje garuese që ishin shumë të rëndësishme dhe mbartnin njëfarë presioni.
Përmes ndeshjeve të tilla, është më e lehtë të njihesh me lojtarët, dhe jo vetëm përmes stërvitjes.
Pra, morëm një pamje më të qartë, kjo është e sigurt. Rapidi ka një traditë të madhe.
Për ne, është një mundësi për të treguar se jemi në rrugën e duhur dhe se kjo skuadër i meriton të gjitha këto. Do të përpiqemi ti neutralizojmë ato pikat e forta dhe të dobëta, ti përdorim ato dhe të përpiqemi ti kërcënojmë në një mënyrë me atë që e kemi përgatitur.
Mendoj se kemi një rast sepse ata lënë një hapësirë të caktuar gjatë lojës, ndoshta do të duan të marrin një rezultat këtu që do ta bëjë ndeshjen e kthimit më të lehtë për ta. Nga kjo anë, është gjithashtu rasti ynë për tu përgjigjur në mënyrën tonë - theksoi mes të tjera Jandriq.