Skuadra greke “thyen” Elbasanin

- Bota Sot

Skuadra greke “thyen” Elbasanin

Elbasani ka ditë që është “ankoruar” në Greqi, teksa po mbanë fazën përgatitore nnë prag të sezonit të ri.

Ditën e sotme ata janë përballur me AEL.FC., ndërsa rezultati i këtij takimi u mbyll me shifrat 1-0 për ekipin helen.

Akomodimi i Elbasanit në tokën fqinje do të jetë deri në datën 8 gusht.

Për trajnerin serb në “timonin” e elbasnasve Ivan Gvozdenovic, këto miqësore janë teste të rëndësishme për të krijuar një ide të qartë në lidhje me formën e lojtarëve edhe skemave taktike.

Në edicionin e fundit, verdheblut nuk ishin në gjendje të pozicionoheshin mes 4 vendeve të para, ndonëse shumë pranë, objektiv, i cili do mbetet aktivë për edicionin 2025-2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot