“Mora vendimin e duhur. Mezi pres të luaj ndeshjen time të parë para tifozëve“.
Sulmuesi i ri i Barcelona,shfor Marcus Rashford, foli gjatë prezantimit të tij për shtyp, skuadër me të cilën do të luajë sezonin e ri pas largimit nga Manchester United.
“Gjërat ndodhin kur duhet të ndodhin dhe kjo ishte koha e duhur. Jam gati të jap gjithçka nga vetja ime. Shumë lojtarë më kanë impresionuar sepse janë shumë të rinj, por luajnë vërtet mirë.
Flick po bën një punë të shkëlqyer, veçanërisht duke pasur parasysh atë që bëri sezonin e kaluar“, vazhdoi anglezi.
“Që kur kam ardhur, kam vënë re se gjithçka që ndodhi vitin e kaluar është harruar dhe të gjithë janë të përqendruar në përmirësimin vitin e ardhshëm.
Ambicia është vërtet e lartë, të gjithë janë të uritur për fitore dhe mezi pres të luaj përkrah tyre“, deklaroi Rashford.
Më pas ai foli për zgjedhjen e numrit 14 si numër të fanellës: “Është një numër tradicional për klubin. E di që është i veçantë dhe veshja e kësaj fanelle është një nder. Më motivon të jap gjithçka nga vetja ime“.