Juljan Shehu e nisi mbarë sezonin e ri me Vidsev Lodz, duke i dhuruar fitoren 1-0 ekipi të tij me një gol të shkëlqyer kundër Zaglabie Lubin në javën e parë të kampionatit polak.
Ai realizoi një gol fantastik, teksa pas një lëvizje shumë të zgjuar në kufijtë e zonës, dërgoi në “bar” kundërshtarin, për të shkarkuar më pas me të djathtën një predhë në trekëndësh.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi e festoi golin, duke bërë fillimisht me duar shenjën e zemrës dhe më pas shqiponjën.
Zemra ishte një dedikim për të dashurën e tij bukuroshe, Tea Haxhimali. Juljani dhe Tea janë bashkë prej disa vitesh, me mesfushorin që po rritet që gjithnjë e më shumë me performancat e tij në fushë, nga ana tjetër bukuroshja shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave polake.