E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës! Krimi pas sherrit me bashkëshorten

- Bota Sot

E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës! Krimi pas sherrit me bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në Golija, ndërsa mësohet se 34-vjeçari me iniciale Ž.D. kishte pasur një sherr me gruan e tij të cilën e kishte sulmuar fizikisht.

Pas konfliktit me të shoqen, ai kishte marrë vogëlushen duke u larguar nga shtëpia.

Ishte babai i 34-vjeçarit që raportoi tragjedinë, duke njoftuar policinë se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin e Golijës, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ndërsa dyshohet se babai fillimisht ka vrarë të bijën 2-vjeçare dhe me pas veten.

Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot