Sot në mbrëmje në 20:30, në RTSH Sport, Vllaznia sfidon Vikingur Reykjavik, në takimin e parë të vlefshëm për turin e dytë eliminator të Conference League 2025-2026.
Sfida e “Loro Boriçit”, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar, pritet që të jetë mjaft e ekuilibruar.
Edi Martini me kalimin e ditëve ka arritur që të krijojë shpirtin e grupit në ekipin e tij, i cili është pasuruar këtë verë me shumë elementë të rinj. Për të mbërritur këtu kuqeblutë eliminuan Daugavpils.
Shkodranët u mundën në shtëpi 1-0 ndërsa fituan shtatë ditë më pas në transfertë 4-2. Ndërsa rrugëtimi për Vikingur Reykjavik ka qenë edhe më i lehtrë pasi ka likuiduar Malishevën me rezultatin e përgjithshëm 9-0.