Limaj: S’ka ofertë për Duda Baljen, thjesht diskutime deputetësh!

- Gazeta e Prizrenit

Limaj: S’ka ofertë për Duda Baljen, thjesht diskutime deputetësh!

Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj është deklaruar lidhur me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje. Kjo e fundit, në një intevistë për Indeksonline, tha se ka marrë ofertë nga Fatmir Limaj, por se nuk do të lëvizë nga vendimi i saj. Ajo thekson se nuk ka besim te Albin Kurti, dhe se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur.

Ndërsa, Limaj në një prononcim tha se nuk ka pasur takim të veçantë, por vetëm diskutime të zakonshme siç bëjnë rëndom deputetë ndërmjet vete.

“Nuk është puna e imje me i ofru diçka. Takohemi çdo ditë, ashtu siç takohen e bisedojnë deputetët mes vete. Deputetja Balje i ka paraqitur arsyet e vet pse nuk do me votu dhe jemi në rregull”, ka thënë Limaj për Front Online.

Ndryshe, nesër pritet të mbahet seanca e 52-të e kuvendit, një seancë kyçe që plotëson afatin kushtetues prej 30 ditësh, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në fokus të saj është zgjedhja e kryeparlamentarit, por gjithçka mbetet pezull për shkak të mungesës së votave.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit