Milani mendon alternativa nëse dështon Jashari, piketon lojtarin e Bournemouth

- Bota Sot

Milani mendon alternativa nëse dështon Jashari, piketon lojtarin e Bournemouth

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është rikthyer në stërvitje me Club Brugge, ndonëse ende punon veçmas pjesës tjetër të skuadrës. Megjithatë, dëshira e tij për t’u transferuar te Milan mbetet e qartë.

Problem mbetet mungesa e një oferte të re nga klubi kuqezi, që ka arritur marrëveshjen me lojtarin, por nuk ka ndërmend të rrisë ofertën për klubin belg.

Ndërkohë, trajneri Massimiliano Allegri vazhdon të presë për një përforcim në mesfushë, çka ka shtyrë drejtorin Igli Tare të shikojë për alternativa të besueshme. Sipas Tuttosport, emri që po fiton gjithnjë e më shumë peshë është ai i Tyler Adams, mesfushorit të Bournemouth dhe i përfaqësueses amerikane.

25-vjeçari është një lojtar i besueshëm në rolin e mesfushorit të mbrojtjes, por mund të luajë edhe si mezzala (mesfushor ofensiv). Kostoja e tij është e ngjashme me atë të Jasharit dhe Javi Guerrës: rreth 25-30 milionë euro.

Në repartin e djathtë të mbrojtjes, Milan po ndjek me interes Guela Doué nga Strasburgu me klubin francez që nuk dëshiron të lëshojë lehtë dhe Ëilfried Singo, i cili po fiton terren si alternativë më e realizueshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot