Bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Ajaxit

- Bota Sot

Bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Ajaxit

Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione nga UEFA, Chelsea vazhdon ofensivën në merkato.

Objektivi i radhës për klubin londinez është Jorrel Hato, mbrojtësi i talentuar i Ajax, lindur në vitin 2006.

Futbollisti holandez, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës apo edhe si mbrojtës i djathtë, konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit evropian.

Për këtë arsye, klubi i Ajax-it ka vendosur kërkesa shumë të larta për kartonin e tij: çmimi fillestar për Haton lëviz mes 50 dhe 60 milionë euro.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të investojnë sërish te të rinjtë, edhe nëse kjo mund të sjellë përballje të drejtpërdrejtë me institucionet e futbollit evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot