Dinamo me “një këmbë” në turin tjetër

- Bota Sot

Dinamo me “një këmbë” në turin tjetër

Dinamo ka arritur të triumfojë ditën e sotme  përballë Atletic Escaldes me shifrat 2-1 me përmbysje.

Përballjen e sotme, dinamovitët e zhvilluan në transfertë në Andorra.

Fillimisht ishin vendasit që luajtën më bindshëm duke gjetur edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë falë golit të realizuar nga Vieira. Në pjesën e dytë, Dinamo u shfaq në fushën e lojës me një “fytyrë” tjetër.

Baton Zabërgja ishte ai që riktheu ekuilibrat e takimit duke realizuar gol falë një gabimi të portierit kundërshtar.

Ndërsa golin vendimtar të takimit e shënoi Qardaku, me të cilin Dinamo ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot