Kryeministri në detyrë, Kurti mori pjesë në Festivalin e Domates në Mamushë

- Gazeta e Prizrenit

Kryeministri në detyrë, Kurti mori pjesë në Festivalin e Domates në Mamushë
Kurt mori pjesë në hapjen e Festivalit të Domates, edicioni I 16-të që mbahet tradicionalisht në Mamushë.
“Vetëm përmes skemës së granteve fermerët e Mamushës kanë përfituar 7.5 milionë euro. Kjo përkrahje e jona e ka përmirësuar imazhin për bujqësinë e Kosovës dhe ka shtuar vullnetin te fermerët. Përkrahja do të vazhdojë të rritet sepse nevojat dhe kërkesa janë që prodhimet e Kosovës të jenë të mira, të shumta dhe cilësore”, u shpreh Kurti, njofton Kryeministria.
Ai tha se: “Mamushën e kemi mbështetur dhe ndihmuar, por këtë do ta bëjmë edhe më shumë sepse Mamusha po punon gjithnjë e më shumë, po prodhon gjithnjë e më shumë, po eksporton gjithnjë e më shumë”.
Kurti i përgëzoi fermerët për punën që bëjnë, dhe ua uroj të gjithëve edicionin e sivjetmë të Festivalit të Domates.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit