Sot, rreth orës 08:45, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është raportuar ne Polici, për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore, L.K., 29 vjeç, nga Prizreni.
Sipas burimeve të Gazetës e Prizrenit, bëhet fjalë për Levent Krasniqin, i cili ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025.
Sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e të ndjerit është përkeqësuar papritmas derisa ndodhej në oborrin e Spitalit, dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, ai ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi rajonal i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Gazeta e Prizrenit:
“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”
Lidhur me këtë rast, është iniciuar hetim me klasifikimin “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.