Vllaznimi hap akademinë e futbollit në Strugë

- Bota Sot

Vllaznimi hap akademinë e futbollit në Strugë

Klubi shqipta Vllaznimi 1947 ka hapur zyrtarisht Akademinë e Futbollit, duke shënuar një hap domethënës drejt ringritjes së këtij klubi legjendar.

Aktivitetet në kuadër të akademisë do të nisin më 30 korrik 2025, në stadiumin e klubit në Strugë.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se kjo nismë është themeli i një gjenerate të re që do të ecë paralelisht me ekipin e parë dhe do të ndërtojë të ardhmen e Vllaznimit.

Akademia do të mirëpresë fëmijët e lindur nga viti 2014 deri në vitin 2019, me stërvitje të drejtuara nga trajnerë profesionistë e të përkushtuar, ku fokusi do të jetë tek zhvillimi teknik, fizik dhe disiplina e çdo lojtari.

Në krye të projektit është emëruar Altin Lloga, një futbollistë me përvojë në disa ekipe të njohura të vendit, por edhe jashtë saj.

Në një deklaratë për mediat, Lloga u shpreh: “Krahas akademisë, edhe ekipi i parë i Vllaznimit po përgatitet me përforcime serioze. Synimi ynë është ngjitja në Ligën e Dytë. Pavarësisht kushteve financiare, klubi ka vendosur të kërkojë me vendosmëri ringritjen.”

Aktualisht skadra e Vllaznimit garon në Ligën e Tretë – JugPerëndim në Maqedoni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot