Kessie dëshiron rikthimin në Itali,

- Bota Sot

Kessie dëshiron rikthimin në Itali,

Franck Kessie është i vendosur të rikthehet në Serie A pas një aventure në Arabinë Saudite me Al-Ahli, ku nuk ka arritur të gjejë stabilitetin dhe nivelin konkurrues që kërkon.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po shqyrton mundësitë për një rikthim këtë verë dhe ka autorizuar agjentët e tij të hapin negociata me klubet italiane.

Roma aktualisht mbetet favoritja për ta transferuar, pasi e sheh Kessien si një përforcim të rëndësishëm për repartin qendror të mesfushës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën për të realizuar këtë rikthim, dhe Roma po analizon mundësinë e mbylljes së marrëveshjes për rreth 14 milionë euro.

Megjithatë, interesim konkret kanë shfaqur edhe Milani dhe Juventusi, të cilat kërkojnë të shtojnë forcë dhe përvojë në mesin e fushës.

Kessie është i hapur për të dëgjuar të tria klubet, por dëshira e tij për t’u rikthyer te një projekt serioz dhe konkurrues mund të jetë faktori vendimtar.

Vendimi i 28-vjeçarit pritet të merret në javën e parë të gushtit, kur klubet të kenë përmbyllur disa lëvizje dalëse dhe të jenë gati për të vepruar në treg.



Lexoni të gjitha në Bota Sot