Isco: Zidane ishte i vetmi trajner i cili më kuptonte dhe besonte

- Bota Sot

Isco: Zidane ishte i vetmi trajner i cili më kuptonte dhe besonte

Isco, ish-yll i Real Madridit, ka zbuluar se Zinedine Zidane ishte i vetmi trajner që e kuptonte dhe i besoi rolin që ai preferonte të ekzekutonte.

Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari e përshkroi sezonin 2016/2017 si “vitin më të mirë të karrierës”.

“Zidane ishte i vetmi trajner te Real Madrid që më besonte vërtet në rolin që di të bëj më mirë.

Ai e ndryshoi sistemin për të më vendosur mua pas dyshes Cristiano-Benzema.

Pra, isha mesfushor sulmues. Isha një elektron i lirë. Më pëlqente shumë”, u shpreh spanjolli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot