Skuadra rumune, CFR Cluj, ka befasuar duke luajt baras (0:0) me ekipin e Luganos, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Europa League në futboll.
Vendasit zhgënjyen për faktin se llogariteshin si favorit ndaj skuadrës Cluj.
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi e Ezgjan Alioksi, u paraqitën nga minuta e parë.
Uran Bislimi është zëvendësuar në minutën e 82-të.
Meriton Korenica u paraqit titullar për skuadrën rumune dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 81-të. Mysafirët u dështuan nga penalltia në minutën e 11-të, Muhar u tregua i pasaktë.