Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi, sonte ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rapidi i Vjenës, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualikueseve për Conference League në futboll.
Befasi tjetër në stadiumin “Besa” ishte prania e kryetarit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviqit.
“Tifozët e Rapidit nuk e harrojnë legjendën: Ovacione për Saviçeviqin.
Ai luajti për Rapidin nga viti 1999 deri 2001.
Tifozët e Rapidit përshëndetën Dejan Saviçeviqin, i cili veshi fanellën e gjigantit austriak për dy sezone, me ovacione para ndeshjes ndaj Deçiqit në "Besa Arena".
Para fillimit të ndeshjes, Saviçeviqi hyri në fushë dhe përshëndeti tifozët e Rapidit të cilët brohoritën emrin e tij, dhe e kishin edhe një karikaturë të tij me një fanellë të Rapidit me mbishkrimin “Il Genio”, shkrua mediumi malazez “Dan”.
Deçiqin e pret punë e vështirë nl Vjenë.