Vllaznia arriti një fitore të madhe 2:1 ndaj Víkingur Reykjavik në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.
Në një atmosferë fantastike, kuqeblutë triumfuan me përmbysje falë golave të Bajramit dhe Malës.
Trajneri Edi Martini e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark.
Víkingur Reykjavik kaloi në avantazh në minutën e 10-të dhe pjesa e parë u mbyll me këto shifra.
Në fraksionin e dytë, Vllaznia ishte spektakolare, duke dominuar lojën dhe krijuar raste të shumta për shënim.
Melos Bajrami barazoi rezultatin në minutën e 67-të, ndërsa Esat Mala realizoi golin e fitores në minutën e 75-të.
Falë këtij triumfi, Vllaznia hedh një hap të sigurt drejt raundit të tretë të Conference League, megjithatë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 31 korrik, në stadiumin “Vikingsvollur” në orën 20:45.