Sarajeva ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj skuadrës rumune Universitatea Craiova.
Skuadra rumune doli kokulur nga kryeqyteti boshnjak në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League.
Futbollisti shqiptar, Agon Elezi, debutoi për Sarajevën.
Elezi është aktivizuar nga minuta e 71-të, në fitoren e madhe të skuadrës së njohur boshnjake.