Tifozët polakë nuk është hera e parë që provokojnë dhe kësaj radhe në mes të Sanxhakut.
Provokimi i tyre ishte i turpshëm dhe përleshja me tifozët e skuadrës së futbollit Novi Pazari, “Torcida”.
Skuadra polake Jagiellonia ngadhënjeu me rezultat 2:1 në konak të Novi Pazarit në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League.
Për fat të keq ndeshja u shënua nga një incident dhe një përleshje midis tifozëve të dy klubeve.
“Skandali në Novi Pazar trondit Evropën!
Për Novi Pazarin, ishte ndeshje historike sepse kjo skuadër u shfaq në një garë evropiane për herë të parë, por për fat të keq nuk arriti rezultat pozitiv.
Në Pazar pamë një atmosferë vërtet të pabesueshme dje sepse i gjithë qyteti e kishte pritur këtë ndeshje për ditë të tëra, por për fat të keq në fund gjithçka ra në sfond.
Një përleshje shpërtheu midis tifozëve të dy klubeve që ishin vendosur në të njëjtën tribunë. Edhe pse tifozët e Jagiellonias ishin në një pjesë tjetër, në fund policia reagoi sepse tifozët e Novi Pazarit shkuan drejt tyre për tu përleshur.
Shumë kush nuk e kuptoj pse tifozët e Novi Pazarit reaguan në atë mënyrë dhe çfarë i shtyu ata të fillonin një përleshje, por gjithçka u bë e qartë shpejt.
Në fakt, tifozët e Jagiellonias disa herë gjatë ndeshjes bënë thirrje të turpshme nacionaliste, dhe ishte e qartë se kishin ardhur në Novi Pazar me qëllim të provokonin dhe të përleshën me tifozët vendas.
‘Kosova është zemra e Serbisë’, ishte vetëm një nga thirrjet që shkaktoi një revoltë midis tifozëve të Novi Pazarit”, shkruan mediumi boshnjak “Sportsport”.
Është turp i madh se si u sollën tifozë polakë dhe kjo padyshim ishte edhe skenari serb për të shkaktuar kaos në stadium.