Ka përfunduar pa zgjidhje edhe tentimi i 52-të i deputetëve për të konstituuar Kuvendin.
As kësaj radhe nuk pati dakordim nga ish-partitë e opozitës që të votojnë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë.
LVV-ja e ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, por që e cila nuk po arrin të bind partitë tjera për të siguruar votat e tyre.
Gjykata Kushtetuese të enjten doli me një aktgjykim të ri, në bazë të kërkesës së PDK-së.
Ky aktgjykim ka dalë me masë të përkohshme ku thuhet se nëse deri më 27 korrik nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.
Gjykata bëri të ditur se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.
“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25”.
“TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025”, u tha në aktgjykim, ku specifikohet se vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025. /KK