UEFA nuk i fal incidentet.
Klubi i futbollit Buduçnosti i Podgoricës është gjobitur me 27,750 euro dhe mbylljen me kusht të një pjese të tribunës veriore për dy vjet.
Ky dënim vjen pas incidentit në duel me skuadrën armene Noa.
“Kampioni malazez është gjobitur për incidente dhe përleshje në tribunën veriore të stadiumit, ku ndodheshin tifozët "Varvari" në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Champions League”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
"Varvari" njihen si tifozët provokues dhe nuk është hera e parë që ata sillen në mënyrë të pahijshme.