Duhet t’i japim fund kësaj lufte, Zelensky flet për një takim të mundshëm me Putinin

- Bota Sot

Duhet t’i japim fund kësaj lufte, Zelensky flet për një takim të mundshëm me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se pala ruse ka nisur diskutimet për një takim të mundshëm mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Ai theksoi se është e domosdoshme që lufta të përfundojë dhe sugjeroi se një takim mes liderëve mund të sjellë një kthesë në konflikt. Sipas Zelensky-t, ky hap mund të jetë fillimi i rrugës drejt paqes.

Gjatë një konference me gazetarët, ai theksoi se çështja është tashmë pjesë e bisedimeve dypalëshe. Në një tjetër zhvillim, Zelensky tha se Ukraina po punon për të siguruar fonde për të blerë dhjetë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot, transmeton RTSh.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i shesin këto sisteme, ndërsa Ukraina duhet të mbulojë kostot. Tre prej tyre tashmë janë të financuara dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia. Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kundërshtuar ndihmën e madhe financiare për Ukrainën, por ka përkrahur shitjen e armëve përmes vendeve aleate të NATO-s.

Zelensky shtoi se është arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për shitjen e dronëve ukrainas në vlerë prej 10 deri në 30 miliardë dollarë. Ai theksoi se marrëveshja është aktive dhe se bashkëpunimi me SHBA-të po vazhdon. Konflikti në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022, dhe që atëherë ka shkaktuar mijëra viktima. Rusia e quan luftën një “operacion ushtarak special”, ndërsa Perëndimi është përgjigjur me sanksione ekonomike të forta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot