Trajneri i Deçiqit: Dy momente të pakujdesisë i ndëshkojnë ekipe të tilla

- Bota Sot

Trajneri i Deçiqit: Dy momente të pakujdesisë i ndëshkojnë ekipe të tilla

Skuadra e madhe austriake, Rapidi i Vjenës, doli ballëlart nga stadiumi “Besa” në Tuz, duke e mposhtur me rezultat 2:0 skuadrën shqiptare Deçiqin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikimeve të Conference League. 

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, pësoi dy gola në pjesën e parë. 

"Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe, sepse në një periudhë shumë të shkurtër kohore ndryshuam disa gjëra dhe lojtarët reaguan në mënyrë fenomenale.

Ky është vetëm fillimi i diçkaje që duhet ta zbukurojë Deçiqin kundër një kundërshtari me një traditë të gjatë", tha Nebojsha Jandriq, trajner i Deçiqit.

"Rapid është një klub i madh, i cili ka një buxhet shumë më të madh se ne, gjendja fizike dhe ndryshimi u bënë në pjesë të caktuara të lojës, por ne ishim të guximshëm deri në fund dhe u përpoqëm të shënonim gol për të krijuar një përshtypje pak më të mirë. Fatkeqësisht, dy momente të pakujdesisë i ndëshkojnë ekipe të tilla", theksoi Jandriq për Radio Televizionin e Malit të Zi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot