Klubi holandez Ajax raportohet se ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat për mbrojtësin 19-vjeçar Jorrel Hato.
Klubi nga Amsterdami i ka kërkuar shumë më të lartë për yllin e tyre të ri.
Sipas “ESPN”, Ajax e kupton dëshirën e Hatos për të bërë hapin e radhës në karrierë, por gjithashtu synon ta mbajë atë në skuadër për rikthimin në Ligën e Kampionëve, pas mungesës që nga edicioni 2022.
Oferta e parë e Chelseat, e cila besohet të ketë qenë rreth 40 milionë euro, u refuzua menjëherë nga klubi holandez.
‘Blutë’ ndjekin precedentët financiarë të vendosur më parë, përfshirë transferimin e Jurrien Timber nga Ajax te Arsenali për të njëjtën shumë.
Megjithatë, Ajax kërkon rreth 60 milionë euro për të liruar Haton, i cili konsiderohet si një prej mbrojtësve më premtues në Evropë.
Negociatat pritet të vazhdojnë, pasi Chelsea synon të përforcojë repartin defensiv me një emër të ri dhe me perspektivë afatgjatë.