Newcastle rikthen interesimin për Seskon

- Bota Sot

Newcastle rikthen interesimin për Seskon

Newcastle United raportohet se po përgatitet për një ndryshim të madh në repartin ofensiv, pasi Benjamin Sesko i RB Leipzig është rikthyer në qendër të vëmendjes së klubit anglez.

Sipas “Daily Mail”, interesimi për sulmuesin slloven është shtuar pas kërkesës verbale për largim të Alexander Isak.

Sulmuesi suedez tashmë është në ‘radarin’ e Al-Hilal dhe Liverpool, të cilat po përgatiten të bëjnë lëvizjet e tyre për ta transferuar atë këtë verë.

Në rast se Isak largohet, drejtuesit e Newcastle kanë identifikuar Seskon si zëvendësuesin ideal, duke nisur kontaktet e para me klubin gjerman.

Edhe pse 21-vjeçari firmosi një kontratë të re deri në vitin 2029 dhe klauzola prej 55 milionë paund është hequr, RB Leipzig është i gatshëm ta shesë për një çmim të arsyeshëm, nëse vetë lojtari vendos të largohet.

Me një profil modern të sulmuesit dhe potencial të madh, Sesko pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të kësaj verë, veçanërisht nëse tratativa me Neëcastle konkretizohet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot