Emery kërkon të mbajë Dignen

- Bota Sot

Emery kërkon të mbajë Dignen

Trajneri i Aston Villës, Unai Emery, dëshiron të mbajë në skuadër Lucas Digne, pavarësisht se kontrata e mbrojtësit të majtë francez është futur në 12 muajt e fundit të vlefshmërisë.

Sipas “Daily Mail”, tekniku spanjoll ka miratuar ofrimin e një kontrate të re për 32-vjeçarin, i cili vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të tij, edhe pse aktualisht konkurron me Ian Maatsen për një vend titullari në krahun e majtë të mbrojtjes.

Digne ka qenë i lidhur me një transferim te Atletico Madrid gjatë kësaj vere, por interesimi i spanjollëve është zbehur pas transferimit të Marc Pubill nga Almeria, duke e ulur nevojën për një mbrojtës të ri të majtë.

Megjithatë, Aston Villa duket e vendosur të mbajë eksperiencën e Digne në skuadër, dhe bisedimet për rinovimin pritet të nisin së shpejti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot