Elbasani ka bërë një goditje

- Bota Sot

Elbasani ka bërë një goditje

Elbasani ka bërë një goditje interesante në merkato.

Sipas gazetarit, Lorik Jashanica, sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku do të jetë futbollisti më i ri i Elbasanit në Superiore.

Dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e 21-vjeçarit, i cili pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment.

Ndërkohë që Elbasani me “blutë” e Malishevës, kanë rënë dakord për një përqindje të kartonit në rast rishitje të Bunjakut.

Në sezonin që lamë pas, 21-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 32 ndeshje që mori pjesë dhe me një total prej 1,674 minutash, Bunjaku ia doli që të shënonte 5 gola dhe të asistonte në 3 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot